Gjykata e Lartë shtyn seancën për Armando Prengën

13/03/2017 11:00

Gjykata e Lartë shtyu seancën për Armando Prengën, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit në fund të muajit shkurt.

Gjykatës së Lartë nuk i ka mbërritur ende vendimi i KQZ-së lidhur me mandatin e Prengës.

Kjo gjykatë pritet të shpallë moskompetencën për gjykimin e çështjes ndaj Prengës pas dorëheqjes së tij.

Top Channel