Meta: Një shans për të gjithë; Idrizi: Jemi në krizë të thellë

12/03/2017 10:40

Nga Fieri kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi sloganin e ri të Partise së tij, “Një shans për të gjithë”.

Meta ishte ne takim me strukturat e lëvizjes së gruas në këtë qytet ku foli për përfshirjen e gruas në vendimmarrje.

“Ne kemi një slogan që është thelbi i politikës sonë, një shans për të gjithë. Por ka një dallim t’i japësh një shans një gruaje dhe t’i japësh një shans një burri. Sepse kur i jep një shans një gruaje, ky është një shans i trefishtë: është për gruan, është për fëmijët, është edhe për burrin, pra për familjen. Ne e kemi për detyrë t’i japim një shans çdo gruaje në Fier, në Lushnje, në Myzeqe dhe në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Meta.
 
Kurse Shpëtim Idrizi ishte në Dibër ku në takimin me strukturat e PDIU dhe të rinjtë që i janë bashkuar kësaj partie në këtë qark. .

“Nuk mund të ndodhë pas 25 vjetësh demokraci, 25% e Shqipërisë të jetë jashtë dhe e pa integruar me pjesën tjetër të vendit. Këtë turp mund ta bëjë vetëm politika shqiptare. Po jetojmë një nga krizat politike më të thella të 25 viteve që buron nga politika shqiptare që është mjaft e zonja për të buruar kriza. Sot jemi në një krize te madhe institucionale. Parlamenti është aula e sherrnajës. I drejtohem forcave politike shqiptare, çfarë po bëjmë.”, tha Idrizi.

Top Channel