Basha: Rama shkatërroi të ardhmen, mbyti vendin me drogë

12/03/2017 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” ka sulmuar sërish kryeministrin Rama se droga e kultivuar në Shqipëri është rritur në atë masë sa ka shkatërruar ekonominë dhe të ardhmen e vendit.

“Edi Rama shkatërroi ekonominë dhe të ardhmen duke e mbytur vendin në drogë”, shkruan Basha duke postuar edhe një video në të cilën shfaqen tituj të mediave të ndryshme botërore të cilat e lidhin Shqipërinë me kultivimin e kanabisit.

Postimi i kësaj videoje vjen pak orë pas konfirmimit të kryeministrit Rama për largimin nga Qeveria të ministrit Tahiri. Ky i fundit është akuzuar shpesh nga opozita se ka përkrahur kultivimin e kanabisit në vend, akuzë kjo që nuk është pranuar kurrë dhe është kundërshtuar edhe nga Rama, i cili e ka vlerësuar lart punën e Tahirit me Policinë e Shtetit.

Top Channel