Thirrja e qytetarit: U shemb shtëpia, ndihmë!

11/03/2017 00:00

Një banor i fshatrave të Kukësit ka zgjedhur të kërkojë ndihmë në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel për shtëpinë e shembur.

Ai thotë se po jeton në këtë gjendje prej tre vitesh dhe askush nuk po i jep një ndihmë.

“Ka tre vite që më është prishur shtëpia nga erozioni, kjo është hera e dytë. Letrat i kam dërguar në Tiranë dhe në Kukës, por më mbajnë me gënjeshtra. Jam në qiell në hapur. Politikanët vijnë këtu vetëm për fushatë”, shprehet banori i Kukësit.

Top Channel