Meta: Vendimet politike jo mbi urrejte, por përgjegjshmëri për të ardhmen

11/03/2017 00:00

Kreu i LSI-së Ilir Meta është shprehur gjatë takimit me strukturat e Novoselës në Vlorë se vendimet politike nuk duhen bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, por përgjegjshmërinë për të ardhmen.

“Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit. Kjo është ajo që duhet të na bashkojë që t’i japim vendit stabilitet, t’u japim qytetarëve siguri, t’u japim qetësi, besim dhe shanse për t’u punësuar dhe për të zhvilluar degët më potenciale për rritjen ekonomike të vendit”, tha z. Meta.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, tha në fjalën e tij se forca e LSI-së është te njerëzit e thjeshtë të cilët përkushtohen çdo ditë për t’i shërbyer njëri-tjetrit.

Top Channel