Basha: Rama kërcënon Europën për integrimin

11/03/2017 00:00

Në ditën e 22-të të protestës së opozitës, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani. Ai e quan kërcënim deklaratën e kreut të qeverisë për të integruar Shqipërinë “sa nuk është vonë”.

“Dje në një tur që na e shet si vizitë shtetërore, Ed mashtruesi na paska thënë integrim para se të jetë vonë. Mos ju duket gjë si kërcënim? Kë kërcënon ky, Gjermaninë, Europën? Më integroni para se të jetë vonë? A i ke bërë detyrat e shtëpisë o Ed Mashtruesi? A e ke luftuar krimin? Jo. E ke marrë dhe e ke ulur në Parlament. Nëse të bëhet vonë për shqipërinë, dhe integrimin jep dorëheqjen para se të jetë vonë. Largohu dhe hapi rrugë qeverisë teknike si garancia e vetme që kjo lëvizje popullore do të pranojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë z. Basha.

Pas 18 shkurtit tha Basha shqiptarët e kanë mposhtur frikën, dhe i vetmi që ka frikë është Edi Rama. “Sot shqiptarët e kanë vrarë frikën, kurajo qyetare është ngritur kudo. Ka frikë akoma, po e dini kush ka më shumë frikë sot se përpara 18 shkurtit? Qeveria me në krye Edi Ramën janë sot lepujt e vërtetë të Shqipërisë, sepse shqiptarët janë ngritur, Shqipëria është ngritur të gjithë jemi ngritur bashkë. Ndryshimi tashmë ka mbërritur, 18 shkurti është dita kur Shqipëria ka nisur ndryshimin pa kthim.  Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe ndershme do të garantojmë që të mos kthehemi në Shqipërinë e para 18 shkurtit. Prej ditës së parë që ulet në karriget e pushtetit e deri ditën e fundit në çdo demokraci nuk është populli që ka frikë qeverinë, po është qeveria që ka dhe do të ketë frikë popullin. Prandaj kjo betejë bëhet që Shqi[përia të arrij këtë standard njëherë e mirë”, vijoi Basha.

“Drejtësi e vëretë do të thotë gjyqtarë e prokurorë në shërbim të ligjit dhe jo pushtetarëve të korruptuar të lidhur me krimin. Shteti ligjor do të thotë garanci të hekurta për çdo qytetar të republikës së re kur të gjithë trajtohen të barabartë para ligjit. Këto tre janë shtyllat, themelet e Shqipërisë Eveopiane”, tha më tej kreu i PD-së.

Top Channel