Ahmetaj: Ekonomisë i duhet vettingu

11/03/2017 00:00

Nismës qytetare për të firmosur pro vetingut iu bashkua edhe ministri i Financave.

“Reforma në drejtësi do sjellë më shumë investime, më shumë investime të vendit, më shumë investime të huaja, më shumë punësim. Më thoni kush do të vinte të investontë në një vend ku nuk ka garanci kontraktuale, pra ku nuk beson tek drejtësia?”, tha Arben Ahmetaj.

Por, sipas qeverisë, reforma në drejtësi është e lidhur ngushtë edhe me ekonominë.

“E pra, një investitor që nuk ka ardhur për shkak të drejtësisë është njëqind apo njëmijë vende pune të munguara, është më shumë të ardhura të munguara për qytetarët, është një investim i munguar në një rrugë, në një spital, etj, pra dua që ta shohim refromën në drejtësi si një instrument të lidhur me jetën e përditshme, qoftë në aspektin e drejtësisë, pra të të bërit drejtësi, qoftë në aspektin e investimeve më shumë, sepse janë realisht të lidhura drejtpërsëdrejti, është një proces I tërë I lidhur dhe kjo është arsyeja pse ne këmbëngulim tek reforma në drejtësi, sepse jemi të bindur që kjo është rruga e vetme”, ka thënë Ahmetaj.

Pyetjes nëse do të ketë zgjedhje normale pa opozitën, Ahmetaj i është përgjigjur: “Ne arritëm të bënim zgjedhje atëherë kur në krye të qeverisë në 2013 ishte një njeri që e dogji shqipërinë, që e vodhi shqipërinë, që më 21 janar e vrau Shqipërinë. Vullneti i popullit është i pakthyeshëm. Pushteti nuk merret në tavolinë, as nga organizatorët e çadrës, por me votë”.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë