“Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ajo që Lulzim Basha e quajti ultimatum është një letër e firmosur nga  drejtuesit e koalicionit opozitar, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftohet zyrtarisht se asnjë prej partive të opozitës nuk do të regjistrohet në zgjedhje.

Por Lulzim Basha nuk e quan bojkot këtë akt në ditën e fundit të afatit për regjistrimin në zgjedhje.

“Kush i fryn borive të bojkotit, gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme ë lira nga krimi, të lira nga droga, të lira nga paratë e korrupsionit”, tha Basha.

Kur bëhen tre javë nga protesta pa ndalim e opozitës përpara Kryeministrisë, kërkesa e saj mbetet e pandryshuar.

“Asnjë tërheqje nuk ka e nuk mund të ketë sepse çdo tërheqje do të ishte tradhti. Dhe zgjidhja është një: Qeveri teknike, largimi i Edi Ramës dhe kabinetit të turpit, kabinetit të krimit, kabinetit të drogës”, tha Basha.

Top Channel