Tensione gjatë tubimit në Tiranë, arrestohet protestuesi, shpallet në kërkim një tjetër Emiljano Shullazi është operuar të premten në Spitalin Amerikan, në Tiranë. Pas disa vizitash që ai kishte kryer kohët e fundit, mjekët vendosën për ndërhyrjen në organet tretëse dhe konkretisht në zorrën e trashë.
Operacioni mësohet se ka zgjatur tre orë, ndërsa burimet nga Spitali Amerikan i thanë Top Channel se godina ka qenë e blinduar. Madje sipas burimeve, policët dhe forcat speciale kanë qenë edhe prezentë në sallën e operacionit, teksa Shullazi i nënshtrohej ndërhyrjes.
Gjithsesi mësohet se operacioni nuk është përfundimtar, pasi priten edhe rezultatet e biopsisë për të mësuar më tej se për çfarë bëhet fjalë.
Ndërkohë më herët, gjatë ditës, Gjykata e Krimeve të Rënda mundi që të marrë dëshminë e Ylvi Beqajt, dëshmitarit të mbrojtur në çështjen Shullazi.
Pas 20 seancave të dështuara, marrja e dëshmisë së tij u zhvillua pa praninë e të dyshuarit Emiljano Shullazi, i cili një ditë më parë ishte shtruar në spitalin amerikan pas problemeve shëndetësore dhe vlerësimit të mjekëve për ndërhyrje kirurgjikale.
Për shkak se avokatët e Gilmando Danit dhe të Emiliano Shullazit kanë shfaqur pretendime për figurën e dëshmitarit të mbrojtur, ata kanë braktisur shumicën e seancave, çka detyroi gjykatën të vihej në kërkim të avokatëve të caktuar kryesisht.
Në seancën e radhës, avokatja e caktuar kryesisht nga shteti, Valentina Teodoresku ka pranuar të përfaqësojë interesat e të pandehurve, duke bërë të mundur që Ylvi Beqja të dëgjohej.
Por dëshmia e tij deri në fund do të vijojë të hënën, pasi avokatja u desh të largohej për një tjetër proces gjyqësor.
Top Channel