Kamerat e sigurisë, Qato: Ja si do të funksionojë sistemi

10/03/2017 00:00

Për të folur më shumë në lidhje me urdhëresën e ministrit të Brendshëm për pajisjen e bizneseve me kamera sigurie, i ftuar në studion e lajmeve të Top Channel ka qenë zoti Altin Qato, drejtor për Sigurinë në Policinë e Shtetit.

Top Channel: Zoti Qato, si do funksionojë i gjithë ky sistem? Bëhet fjalë për një numër jashtëzakonisht të madh kamerash dhe pajisjesh gjurmuese satelitore GPS nëpër ambjente publike…

Altin Qato: Sot ministri i Brendshëm prezantoi udhëzimin e tij për përcaktimin e nivelit të masave shtesë të sigurisë dhe mënyrën si do procedohet. Ky udhëzim është akti nënligjor më i rëndëishëm i ligjit të miratuar në Parlament dhe deri më 28 qershor çdo subjekt ka të drejtë t’i plotësojë këto masa shtesë. Ato që nuk do t’i plotësojnë do të ndëshkohen deri në heqjen e liçencës.

Top Channel: Sa mendoni se do të ndikojë ky “Big Brother” i madh në garantimin e sigurisë dhe në zbardhjen e ngjarjeve kriminale?

Altin Qato: Shumica e masave janë të realizuara nga subjektet, pasi para se të miratohej udhëzimi, ministri ka patur kontakte me të gjitha grupet e interesit dhe ato i kanë plotësuar detyrimet. Këto subjekte kanë patur detyrime edhe më parë, por këto masa kanë qenë të parregulluara. Tani rregullohet raporti i bashkëpunimit mes subjekteve private dhe Policisë së Shtetit.

Top Channel