Gjermania: Shqipëria, mundësi t’i bashkohet BE-së

10/03/2017 00:00

Gjermania, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Sigmar Gabriel, ka ofruar mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe rolin që luan vendi ynë në rajon.

Në takimin me Kryeministrin Rama në Berlin, Gabriel tha se në prag të proceseve zgjedhore reformat nuk janë të thjeshta edhe në Gjermani.

“Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Plani qëndron tashmë në tavolinë. Unë dua t’ju falenderoj për reformat që tashmë jeni duke kryer dhe për angazhimin tuaj personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje. Në prag të proceseve zgjedhore e dimë që reformat nuk janë të thjeshta dhe ne në Gjermani, këtë e dimë mirë e megjithatë dimë që shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm”, deklaroi kryediplomati gjerman.
 
Kryeministri Edi Rama tha se me mbështetjen gjermane, Shqipëria në reformën themelore në drejtësi është në një fazë shumë të avancuar.

“Shpresojmë shumë që të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës përmes Vettingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ashtu sikundër kërkohet dhe mirëkuptohet në rekomandimin e Komisionit Europian, për të mundur pastaj që të çelim negociatat me BE-në”, u shpreh Rama.

Top Channel