Bashkëpunimi i biznesit, tur njohës Shqipëri-Kosovë në Sarandë

10/03/2017 00:00

Përfaqësuesit e 23 kompanive të Kosovës vizituan bizneset e produkteve të peshkut dhe agrumeve në Sarandë, në një tur ekonomik të udhëhequr nga ministrat e Ekonomisë dhe Industrisë së dy vendeve.

Synimi i këtyre takimeve është të shtojnë bashkëpunimet ekonomike mes kompanive në Kosovë dhe Shqipëri.

“Synimi është të nxisim lidhjen e kontratave mes bizneseve tona dhe atyre në Kosovë dhe të shtojmë numrin e turistëve që vizitojnë këtë pjesë të Shqipërisë”, tha ministrja Ekonomi.

Sipas ministres së Kosovës, kushtet që favorizojnë këtë bashkëpunim janë gjuha kultura dhe fakti se dy vendet po tregojnë përmirësim në klimën e të bërit biznes.

“Pritshmëritë janë të mëdha. Ne kemi zgjedhur profile kompanish që kanë potencial për biznes në Sarandë”, tha ministrja Hykmete Bajrami.

“Bizneset që operojnë në këtë trevë kanë nevojë të njohin partnerët e tyre matanë kufirit, të vendosin kontakte. Saranda të jetë prezente në mediat kosovare dhe mjedisin kosovar. Do të donim që biznesi hotelier të kishte më shumë kontakte me agjencitë e udhëtareve dhe të tjera”, deklaroi nga ana e saj Floriana Koka, kryetare e Bashkisë së Sarandës.

Në Sarandë ka biznese sezonale kosovare, kryesisht furra buke dhe restorante që punojnë gjatë sezonit turistik, ndërsa Bashkia Sarandë synon që në sajë të takimeve të tilla të ofrojë në tregun e Kosovës produkte tipike të Sarandës si djathi, vaji i ullirit, por dhe midhje e agrumet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA