Protesta e PD-së, Berisha: Revolucioni demokratik nuk ndalet

09/03/2017 00:00

Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e saj të 20-të, ndërsa grupi parlamentar i PD i mbledhur në çadër shprehet i vendosur për të arritur qëllimin e tyre, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ish kryeministri Sali Berisha tha se revolucioni demokratik ndalet vetëm në realizimin e qëllimit të tij.

“Është një mision i madh, në këtë mision pa diskutim që kemi vështirësitë tona. Ka dhe një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë, po nga mafiozët e mbarë botës. Jemi shumë më të fortë, së pari sepse mbrojmë një kauzë të drejtë. Nuk vijmë këtu për karrige, por për misionin e lirisë, për votën e lirë. Nuk ka mision më të rëndësishëm të një shoqërie”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar kryeministri Rama, Berisha tha se “ky është vetëm fillimi, nuk ka parë asgjë akoma”.

Top Channel