Gjatë një takimi me strukturat e PDIU në Elbasan, Shpëtim Idrizi tha se sistemi politik shqiptar është në ditët e tij më të zeza, ndërkohë që Reforma në Drejtësi mbahet peng nga ato parti që i lënë radhën njëra-tjetrës në bllokimin e Bulevardit.

“Fatkeqësisht, kemi institucione dhe sistem të kalbur. Pushteti po bëhet gjithmonë e më arrogant, fuqia e krimit po rritet, politika herë sulmon sistemin e drejtësisë, herë pretendon se është i pavarur. I drejtohem forcave politike: cilido që e ndjen që nuk është pjesë e krimit, të votojë reformën në drejtësi. Kemi mbështetur këtë qeveri, por nuk kemi konsumuar pushtet dhe nuk jemi votuar për aleancën. Askush nuk mund të na heqë të drejtën e numëruesit, siç na u hoq e drejta për grup parlamentar”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme, askush nuk duhet të bëjë llogaritë më PDIU si shtojcë, pasi, sipas tij, kjo forcë politike mbështetet në anëtarësinë e saj që rritet çdo ditë. 

Idrizi tha se pret që PDIU të ketë 3 deri në 4 deputetë në Elbasan.

Top Channel