Mediu pret delegacionin e OSBE-së: Zgjedhjet në rrezik nga bandat

09/03/2017 00:00

Delegacioni i OSBE-ODHIR është takuar paraditen e së enjtes me kryetarin e PR, Fatmir Mediu, për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë takimit, Mediu ka shprehur shqetësimin se, zgjedhjet janë në rrezik nga bandat dhe paratë e fituara nga trafiku i kanabisit.

“Në zgjedhje mund të shkohet vetëm me një qeveri teknike, që procesi të jetë i besueshëm”, ka thënë Mediu.

Top Channel