LSI: Peticionet nuk janë zgjidhje për reformën

09/03/2017 00:00

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama shprehet se reforma në drejtësi nuk është çështje peticionesh, por përgjegjësi institucionesh.

Ai ka shprehur angazhimin e LSI për transparencë maksimale për këtë reformë, duke u shprehur se është në krye të angazhimeve për përmbushjen e reformës në drejtësi.

“Reforma në drejtësi nuk është çështje peticionesh, po përgjegjësi institucionesh. LSI e vendosur të garantojë transparencë maksimale të reformës në drejtësi. LSI në krye të angazhimeve për përmbushjen e reformës në drejtësi”, është shprehur Rama.

Top Channel