Zvicra kryeson listën e vendeve më të mira për të jetuar, gjatë vitit 2017.
Ky ishte rezultati i publikuar nga edicioni i dytë i “Best Countries”, e cila rendit vendet më të mira për të jetuar, duke marrë në studim disa elemente si ndikimi kulturor, trashëgimia, fuqia e kombit, cilësia e jetës, etj. dhe dalin me një rezultat të shprehur me pikë.
Zvicra, në këtë renditje i merr vendin e parë Gjermanisë, e cila kryesoi listën vitin e kaluar.
Rënia e Gjermanisë në vendin e katërt shpjegohet me tensionet mbi politikën e emigracionit të Merkel, ndërsa SHBA ka rënë në vend të shtatë, për shkak të ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë.
1. Zvicra 6. Suedi
2. Kanada 7. SHBA
3. Britani e Madhe 8. Australi
4. Gjermani 9. Francë
5. Japoni 10. Norvegji
Top Channel