Veliaj: Muajin tjetër hapim procedurat për kreditë e buta

08/03/2017 00:00

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi nisjen muajin tjetër të procedurave për kreditë e buta për të gjitha ato familje në nevojë.

“Ne do të fillojmë nga muaji tjetër do të hapim të gjithë procedurat për kreditë e buta. Momentalisht këshilli bashkiak sapo ka marrë një vendim i cili është zbardhur për rreth 1 mijë kredi të bvuta. Besoj se paqja mendore e një gruaje që është në shtëpi të vet dhe që s’duhet të mendojë se kur do të zërë rrënjë ajo familje, është e pakrahasueshme me ato para që ne kemi vënë mënjanë për ccështjen e kredive të buta”, u shpreh Veliaj.

Karta Evropiane për Barazi të Burrave dhe Grave në Jetën Vendore u drejtohet organeve të qeverisjes vendore dhe rajonale të Europës, të cilat ftohen ta nënshkruajnë dhe të zbatojnë, brenda territorit të tyre, angazhimet e parashtruara në Kartë.  Pavarësisht arritjeve kryesore që ka bërë Shqipëria në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, mbeten ende shumë sfida që gratë dhe burrat të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike apo ekonomike. Nenet e Kartës Europiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme të kompetencave të tyre. Me nënshkrimin e Kartës Europiane, bashkitë në Shqipëri mund të përfitojë nga praktikat më të mira europiane duke rritur njëkohësisht prezencën e tyre në nivel Europian si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore. Deri më sot ky dokument është nënshkruar nga 1500 autoritete vendore dhe rajonale në 33 vende të Europës.

Top Channel