Përgatitja për zgjedhjet, Tahiri pret delegacionin e OSBE-së

08/03/2017 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pritur pasditen e së mërkurës në një takim delegacionin e misionit të OSBE/ODIHR-it.

Takimi i ministrit Tahiri me diplomatët e huaj ka pasur në fokus përgatitjet për procesin zgjedhor të 18 qershorit.

Më herët gjatë ditës, delegacioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë zhvilloi një takim me kryetarin e PD Lulzim Basha, ku u trajtua e njëjta çështje.

Top Channel