Rama: Klasa politike, përgjegjëse për mungesën e besimit

07/03/2017 00:00

Klasa politike është përgjegjëse për mungesën e besimit në zgjedhje, është shprehur Luan Rama gjatë takimit me misionin monitorues të OSBE/ ODIHR.

Në këtë takim, kreu i grupit parlamentar të LSI-së ishte me deputetet Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka.

“Problemi më i madh është mungesa e besimit. Nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, është shprehur Rama.

LSI tha ai është e hapur për bashkëpunim me OSBE/ODIHR duke shprehur se listat e  hapura janë mundësi reale që qytetarët të zgjedhin, jo vetëm të votojnë.

Top Channel