Ministri italian i Zhvillimit Ekonomik, Carlo Calenda ka bërë të ditur se është përgatitur një plan i posaçëm për tërheqjen në atdhe të firmave “call center”.

Synimi i tij është nënshkrimi i një protokolli marrëveshjeje me firmat e mëdha, bankat, shoqëritë e sigurimeve apo televizionet me pagesë, për t’i angazhuar që veprimtaritë e “call center” t’i zhvillojnë tërësisht brenda vendit. Ose të paktën të garantojnë që 80% e aktiviteteve t’i kryejnë në Itali.

Propozimi është mirëpritur nga disa sindikata, ndërsa të tjera e kanë kritikuar faktin që sidoqoftë për ndërmarrjet ky protokoll nuk do të përbënte asnjë detyrim për bizneset. Ato kërkojnë rishikim të plotë të ligjit dhe kontratave të punës.

Ashtu si edhe normativat e reja dhe gjobat e parashikuara për “call center” nga ligji për buxhetin, i aprovuar nw dhjetor të vitit të kaluar pwr ndwrmarrjet që kanë delokalizuar nga Italia, edhe protokolli i propozuar nga ministri synon të hapë 20 mijë vende pune dhe të frenojë ikjen e vazhdueshme drejt vendeve fqinje.

Llogaritet që vetëm në Shqipëri janë 827 “call center” në marrëdhenie me Italinë, aktivitete që punësojnë rreth 25 mijë persona.

Top Channel