Arsenali dhe Napoli, ashtu siç pritej, nuk arritën të përmbysnin rezultatet e ndeshjeve të para ndaj Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit, duke mbyllur kështu aventurën e tyre në Champions League.
Bavarezët dhe madrilenët fituan edhe ndeshjet e dyta, duke u kualifikuar për në çerekfinale pa vështirësi.
Bajerni fitoi në Angli ndaj Arsenalit me rezultatin 1-5, me gola të shënuar nga Lewandowski, Robben, Douglas Costa dhe Arturo Vidal (2), ndërsa për londinezët kishte shënuar fillimisht The Walcott. Duke mbledhur edhe golat e ndeshjes së parë, rezultati i përgjithshëm është i frikshëm: Bajern-Arsenal 10-2.
Ndërkohë, Sergio Ramos i dha fitoren kampionëve të Botës dhe Europës në fuqi në Itali. Ndaj Napolit, qendërmbrojtësi shënoi dy gola me kokë, duke përmbysur golin e belgut Mertens. Fitoren 1-3 për madrilenët e vulosi Alvaro Morata.
Top Channel