
Presidenca reagoi pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci, se kreu i shtetit nuk e ushtroi kompetencën e tij në procesin e përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut.
Për presidencën kjo deklaratë nuk është korrekte, por e deformuar dhe jo transparente.
“Parlamenti e miratoi ligjin përkatës në tejkalim të afateve që ishin vendosur në Kushtetutë për Presidentin, duke ia pamundësuar totalisht pjesëmarrjen në këtë proces. Për fat të keq, përjashtimi i Presidentit nga i gjithë ky proces i rëndësishëm, ka qenë një politikë konstante megjithëse ishte pikërisht Presidenti, institucioni i parë që inicioi fillimin e reformës së drejtësisë në tetor të vitit 2014 kur ende askush nuk po merrte një iniciativë të tillë”, thuhet në deklaratë.
Kreu i Shtetit i bën thirrje deputetëve dhe të gjithë aktorëve të përfshirë, të tregojnë respekt dhe zbatojnë me
korrektesë Kushtetutën.
Top Channel