635.000 pilula captagon, e quajtur ndryshe pilula e xhihadisteve, janë konfiskuar nga autoritetet greke gjatë një operacioni këtë fillim jave.

Për më se 6 muaj policia greke dhe Njësia e Krimit Financiar (SDOE) mbikëqyrnin në fshehtësi të plotë organizatën kriminale që prodhonte në një lagje periferike të Athinës pilulat e drogës, pjesë e së cilës ishin dy shtetas greke një shqiptar dhe një turk që janë arrestuar, ndërsa janë në kërkim edhe persona të tjerë.

“Duam të theksojmë se kjo është hera e parë që  NE Greqi zbulohet një laborator i prodhimit te pilulës Captagon. Numri I pilulave te konfiskuara është 635.000 dhe kjo është sasia më e madhe e drogave sintetike të konfiskuara ndonjëherë në Greqi”, tha Lukas Danabis shef i krimit financiar SDOE.

Droga e xhihadistëve një derivat i amfetaminës, që ka në përbërje substancat e kafeinës të përziera me phenethilaminen, të njohura në mjekësi për përdorimin e tyre ndaj pacienteve psikike me probleme te depresionit te thelle, bën personin qe e përdor të ndjejë rritje në forcën e muskujve, rritjen e dëshirës seksuale, stimulim të euforisë dhe agresionit dhe mungesë të nevojës për gjumë dhe ushqim duke i shndërruar në këtë rast xhihadistët në makineri vrasëse te paskrupullta.

“Pilulat e prodhuara Captagon do të transportoheshin me anë të rrugës detare për në Turqi me nje  motoskaf që u gjet ne punishte . Destinacioni përfundimtar ndoshta do te ishte Lindja e Mesme”, u shpreh Lukas Danabis.
.
Është hera e parë që zbulohet një punishte e prodhimit te këtyre pilulave ndërsa u gjet dhe u konfiskua përveç amfetaminës, një sasi e madhe e lendeve te para për prodhimin e tyre. Ne qershorin e kaluar autoritetet greke në bashkëpunim me shërbimin amerikan te antidrogës zbuluan në portin e Pireut  një kontejner me 26 milion hapje të ngjashme që vinte nga India me destinacion Libinë.

Top Channel