Mogherini: BE është gati, lëvizja i takon politikës shqiptare

06/03/2017 00:00

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka deklaruar këtë të hënë në Bruksel se i ka informuar ministrat e Jashtëm të BE-së mbi vizitën në Tiranë dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Në një konferencë për shtyp, zonja Mogherini përsëriti të njëjtin mesazh si ai në kryeqytetin shqiptar.

“Bashkimi Evropian është gati, tani i mbetet politikës shqiptare të nisë konkretisht reformën në drejtësi, duke zbatuar kushtin kryesor, procesin e vettingut”, ka thënë Mogerini.

Top Channel