Dorëzimi i armëve, Tahiri: Qytetarët po bëjnë punë për të bërë shtet

06/03/2017 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është fokusuar në fushatën e nisur për dorëzimin e armëve dhe municioneve. Në një postim në Facebook, Tahiri shkruan se politika e Tiranës “merret me çadra, bllokime dhe intriga”.

“Shkurt: Dorëzuar 600 armë, 671 granata, mina predha, mbi 207.000 municion. Kontribut i jashtëzakonshëm për Shqipërinë që duam. Politika e Tiranës merret me çadra, bllokime e intriga. Qytetarët, bashkë me ne, po bëjnë punë për të bërë shtet. Siç po bëjmë shtet, do bëjmë edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe të ardhmen”, shkruan Tahiri.

Top Channel