
Chelsea mori përfundimisht dritën jeshile për të nisur punimet për rindërtimin “Stamford Bridge” që do të ketë një kapacitet prej 60 mijë vendesh.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan miratoi lejen e dhënë në muajin janar nga Këshilli i Hammersmith dhe Fulham për rikonstruksionin e impiantit të Bluve, kostoja për të cilin arrin deri në 500 mln Paund.
Kjo do të thotë se Chelsea duke nisur nga viti 2018, për 3 sezonet e ardhshme do të duhet të luajë në një stadium tjetër dhe deri tani kandidaturat kanë qenë Wembley dhe Twickenham. Por drejtuesit e stadiumit të Twickenhamj duket se e kanë refuzuar mundësinë që Blutë e Londrës të luajnë në këtë impiant pasi ekziston frika për dendësim të trafikut e sidomos për përkeqësim të sjelljes së tifozëve.
Kjo do të thotë se opsioni i vetëm për Chelsean mbetet Wembley. Por në këtë impiant do te luajë ndeshjet e tij edhe Tottenhami që gjithashtu do të bëjë punime në “White Hart Lane”. Por skuadra e Hotspurs, do të luajë vetëm sezonin tjetër në Wembley pasi në atë 2018/2019 ajo do të kthehet në shtëpinë e saj të re.
Top Channel