Basha: Mogherini jep një shtytje, por s’përcakton ajo hapjen e negociatave

06/03/2017 00:00

Kreu i PD, Lulzim Basha, i pyetur gjatë emisionit “Top Story” në lidhje me deklaratat e  përfaqësueses së lartë të BE, Frederica Mogherini, u përgjigj se deklarata e saj është një shtytje dashamirësie për Reformën në Drejtësi, por integrimi nuk përcaktohet vetëm nga një person. 

“Takimi me Mogherinin ishte i vlefshëm, pata rastin t’i tregoj pse kërkoj qeverinë teknike. Hapjen e negociatave nuk e vendos një person, por duhet të jenë të gjitha shtetet dakord. Të gjithë shqiptarët e dinë se BE ka vendosur kusht plotësimin e 5 kritereve. Ajo që Mogherini thotë është një shtytje dashamirësie për Reformën në Drejtësi” u shpreh Basha.

Më tej Basha foli edhe për thirrjet e tij për një “Republikë të re”, për të cilën theksoi se është një projekt i të gjithë shqiptarëve.

“Republika e  re, është një projekt i gjithë shqiptarëve. Shqipëria nuk mund të vijojë nën regjimin e qeverisë fasadë. Ka nevojë për një transformim rrënjësor. Qytetarët vendosin, jo krimi”, u shpreh Basha.

Top Channel