Vettingu, Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme ditën e hënë

03/03/2017 00:00

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare të jashtëzakonshme ditën e hënë.

Vendimi për mbajtjen e kësaj seance është marrë këtë të premte, kur në Tiranë ndodhet për një vizitë zyrtare shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, seanca në rend të ditës do të ketë:

1. Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen  e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

Top Channel