Kryeministri Edi Rama ka marrë një letër falenderimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilën vlerësohet urimi që Rama i pati dërguar për marrjen e detyrës.
“I dashur Kryeministër. Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj”, thuhet në letër.
Më tej në letër Trump thekson bindjen se në partneritet me njëri-tjetrin do të kapërcehen edhe sfidat.
“Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit”, shkruhet në letrën që i Donald Trump i dërgon kryeministrit Rama.
Top Channel