LAJMI I FUNDIT/ Rinis seanca plenare, kalohet menjëherë në votim për shkak të tensioneve Qeveria prezantoi strategjinë kombëtare antikanabis, që sipas kryeministrit Rama do t’i japë zgjidhje përfundimtare këtij fenomeni.
Parandalimi që në fazat e para është fokusi i planit ku bëjnë pjesë një sërë institucionesh, përfshirë edhe shërbimet inteligjente, ndaj Kryeministri u kujtoi drejtuesve të lartë të policisë përgjejsitë që kanë.
“Çdo parcele do ketë persona përgjegjes dhe personat përgjegjës do mbajnë përgjesi me kokën e tyre. Nëse konstatohet mbjellje nuk do jenë më në radhët e policisë, janë pjesë e dobët korruptimit të policisë”, tha Rama.
Rama u ndal edhe tek tema e preferuar e ditës, domosdoshmëria e reformës në drejtësi dhe për këtë, iu referua një vendimi absurd të Gjykatës së Vlorës.
“Gjykata e Vlorës, një qytet me vlera turistike, qytetarët e të cilit me taksat e tyre nuk shpronësojnë dot një karburant në mes të Lungomares me vendim gjykate, si mund të ndodhë kjo?”, tha ai.
Ndërkohë sa i takon kanabisit, ministri Tahiri shprehu besimin se historia suksesit në Lazarat, do të përsëritet në gjithë Shqipërinë.
“Ne pa diskutim do e fitojmë! Siç fituam në Lazarat vitin e parë, këtë vit pa diskutim ne do e fitojmë në çdo centimetër katrorë të Republikës së Shqipërisë, luftën me kanabisin. Deri ditën e fundit të detyrës sime do kemi mbyllur përfundimisht kapitullin 20 e kusur vjeçar të Shqipërisë së kultivuar me kanabis”, deklaroi ministri.
Top Channel