Ruçi i përgjigjet PD: Të gatshëm për dialog, edhe për katër pikat

03/03/2017 00:00

Përgjigja deklaratës së Partisë Demokratike i erdhi pak çaste më parë nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

“Kjo maxhorancë ka qënë dhe mbetet e gatshme për dialog me opozitën. Ka shumë për të folur edhe për katër pikat e propozuara e sapo shtruara nga opozita, dhe jemi të gatshëm të ulemi në Kuvend, në komisione apo ku të dëshirojë Partia Demokratike. Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë gjithnjë për reformat e mëdha dhe çdo çështje në interes të vendit dhe të qytetarëve; kush është në qeveri e kush në opozitë e vendos vetëm populli me votën e tij”, është deklarata e Gramoz Ruçit.

Top Channel