Peleshi: Mos të sakrifikohet reforma për hir të interesave të tjera
03/03/2017 00:00
Zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi nga Korça se, “asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa reforma në drejtësi”.
“Nuk duhet të sakrifikojmë reformën për shkak të interesave të tjera. Reforma në drejtësi i kalon të gjitha axhendat”, tha Peleshi.
Në lidhje me ftesën që qeveria i bëri opozitës për dialog, Peleshi theksoi: “Ftesa e opozitës për dialog është në interes të vendit”.
“Dekriminalizimi është firmosur, zbatimi është çështje e institucioneve”, shtoi Peleshi.
Top Channel