Opozita pranon dialogun me mazhorancën

03/03/2017 13:05

Opozita ka pranuar tryezën e dialogut me qeverinë, “me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Në një njoftim për shtyp, “koalicioni opozitar, duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar, me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike, që do të garantojë: zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”.

Top Channel