Në fundjavë bien temperaturat, në veriperëndim stuhi

03/03/2017 00:00

Pranvera ka nisur me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Por meteorologët parashikojnë përkeqësim të motit, duke nisur nga dita e hënë. 

Ditën e shtunë termometri do të regjistrojë deri në 25 gradë celsius në zonat e ulëta dhe bregdet.

Ditën e diel, gradualisht do të afrohet  një sistem vranësirash të cilat në mbrëmje do të shoqërohen me reshje shiu në veri të vendit. Intensitet të lartë, reshjet parashikohen të kenë mëngjesin e ditës së hënë në zonën e veriperëndimore, të cilat do të jenë në formën e stuhive.

Zëvendësimi i masave të ngrohta të ajrit me reshje shiu do të sjellë sipas meteorologëve, rënie të ndjeshme të temperaturave, me 4 deri në 5 gradë në të gjithë vendin.

Top Channel