Meta-Bouffier: Bashkëpunim për trajtimin profesional të të rinjve

03/03/2017 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me kryeministrin e landit gjerman të Hessen, Volker Bouffier.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën për intensifikim të marrëdhënieve të Shqipërisë me këtë land, në veçanti në drejtim të shkëmbimeve ekonomike dhe trajtimit profesional të të rinjve shqiptarë, të cilët duhet të rrisin kapacitetet e tyre për tregun e punës.

Kryetari Meta dhe Kryeministri Bouffier diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet politike në vend duke ndarë bindjen e përbashkët se në kontekstin e zhvillimeve rajonale, Shqipëria duhet t’a forcojë edhe më tej rolin e saj stabilizues ndaj duhet rritur përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi politik në vend për të avancuar me reformat kyçe si ajo e sistemit të drejtësisë, e cila i shërben edhe krijimit të një infrastrukture të favorshme për investimet e huaja.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta