Basha: Po, dialogut për qeveri teknike

03/03/2017 00:00

“Po dialogut me një temë: qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Është kjo përgjigjia që kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dhënë gatishmërisë së shprehur nga mazhoranca për dialog.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Basha lë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesat e parashtruara nga çadra e protestës.

“Nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim, nuk ka pazar. Koha e pazarave politike në kurriz të qytetarëve ka marrë fund. Elita e korruptuar e republikës së vjetër duhet ta harrojë se ky shesh do të zbrazet pa arritur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qeveria teknike është kusht i patjetërsueshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës së vërtetë në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese”, ka thënë Basha.

Top Channel