Axhenda e Mogherinit, Basha takim me Palokën, Spahon dhe Bregun

03/03/2017 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me aleatët në selinë e PD-së, menjëherë pas një takimi me kreun e grupit parlamentar Edi Paloka, dhe deputetët Edmond Spaho dhe Majlinda Bregu.

Takimi vjen pak orë para se tre deputetët e PD-së duhet të takohen me eurokomisioneren për zgjerimin Federica Mogherini.

Këto takime gjithashtu vijnë menjëherë pas atij të maxhorancës, ku shprehu gatishmërinë për dialog me opozitën.

Top Channel