Bushati në Athinë, kokë më kokë me Kotzias

02/03/2017 00:00

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati është duke zhvilluar një vizitë pune në Athinë, ku është takuar me homologun grek Nikos Kotzias.

Të dy ministrat kanë biseduar gjerësisht për çështjet që prekin marrëdhëniet dypalëshe, me fokus, përfshirë këtu disa marrëveshje dhe rrugën europiane të Shqipërisë, si dhe tek situata në rajon pas tensioneve të krijuara në Maqedoni.

Bushati dhe Kotzias kanë biseduar kokë më kokë dhe më pas kanë shkuar për të asistuar bisedimet mes komisioneve të përbashkëta të punës.

Takimet janë zhvilluar pa praninë e mediave. Ndërkohë, gjatë mbrëmjes Kotsias do të presë ministrin shqiptar edhe në një takim privat.

Top Channel