Pasdite e së enjtes, kreu i Partisë Demokratike, që u rikthye në çadër pas 24 orësh, tha se përkundër atyre që thonë mediat dhe kanalet që ai i quajti qeveritare, mbështetja ndërkombëtare për protestën ishte me e madhe se kurrë.

“Asnjë faktor kombëtar dhe ndërkomëbtarë nuk mund veçse të bashkohet me këtë kauzë të madhe dhe të japë mbështetje maksimale. Antenat dhe kanalet e stacionevce qeveritare, që janë pjesë e vjedhjes masive që u bëhet shqiptarëve, përhapin lajme falso. Mbështetja ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme kurrë nuk ka qenë më e madhe se sot”, u shpreh Basha.

Top Channel