Alizoti: Protesta e PD,  por merr mbështetjen ndërkombëtare

02/03/2017 00:00

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti thotë se kërkesa e opozitës për qeveri teknike bazohet tek situata në të cilën ndodhet vendi.

“Në situatën që gjendet sot Shqipëria është normale që opozita të protestojë. Krimi kur bashkangjitet me shtetin, një ndër arsyet është kapja e zgjedhjeve dhe opozita shikon si mënyrë të vetme për të hyrë në zgjedhje një qeveri teknike”, tha ai duke folur në Top Storyn e kësaj të enjteje.

Sa i takonr reagimit ndërkombëtar, Alizoti tha se protesta është mbështetur si nga përfaqësues republikanë në SHBA, ashtu edhe nga përfaqësues të BE-së apo vendeve anëtare të BE-së.

“Ndërkombëtarët e kanë vlerësuar dhe do ta vlerësojnë edhe më shumë këtë protestë të PD. Sa i takon deklaratave të zotit Lu, po them atë që ka thënë Sali Berisha, që ai sillet si guvernator, që Lu mban një pozicion të anshëm. Ai është i administratës së vjetër dhe ne shpresojmë të ndryshohet me administratën e re. Ndërkombëtarët do të mbështesin PD edhe më shumë në të ardhmen”, tha ai.

Top Channel