Zharrëza, zhdëmtim i plotë. Banorët mbyllin grevën

01/03/2017 00:00

Greva e banorëve të Zharrëzës ka përfunduar pas vendimit të qeverisë për dëmshpërblim 100% të shtëpive të dëmtuara në zonën e Patosit dhe Roskovecit.

“Ky vendim përcakton afate për vlerësimin e përshpejtuar për banesat e dëmtuara rëndë apo tërësisht dhe dëmshpërblimin e tyre në masën 100%”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.

Vetë banorët ftohet të jenë pjesë e vlerësimeve të dëmeve që do të bëhen në mënyrë të përshpejtuar: “Afati i parë është 30-ditor. Duhet punë intensive në terren. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve, në mënyrë që për shtëpitë e dëmtuara rëndë të kemi brenda 30 ditëve vlerësimet përfundimtare”.

Po ashtu, nga ana tjetër, është urdhëruar kompania “Bankers” të ndalojë përgjithmonë injektimin e ujit në puset e naftës. Prej disa javësh, banorët e fshatit Zharrës protestonin për të marrë dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e tokës nga proceset e nxjerrjes së naftës.

Protesta kulmoi me një marshim disa ditor nga Patosi në Tiranë dhe me zhvendosjen e grevistëve përpara MEI-t.

Top Channel