Prokuroria e Tiranës surprizon ish-deputetin Mark Frroku. Në fund të procesit gjyqësor ndaj tij, kur të gjithë prisnin pertencën e organit të akuzës, nje nga prokurorët e çështjes, Adriatik Cama ka njoftuar gjykatën për ndryshimin e akuzës që ka të bëjë me veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”.
Sipas akuzës së re, pozita penale e të pandehurit Frroku rëndohet, pasi vepra penale e “ndërtimit të paligjshëm” parashikon një dënim deri në 5 vjet, ndërsa “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi” parashikon një dënim deri në 8 vite burg.
Ky ndryshim, sipas prokurorisë, u bë pasi ka dyshime se ndërtimi i bërë nga Frroku është bërë për përfitime, duke patur parasysh që objekti i ngritur është përshtatur për qëllime biznesi.
Në lidhje me këtë ndryshim ka reaguar avokati i Mark Frrokut, i cili e ka cilësuar akuzën si të pabazuar. “Nuk mund të ndryshohet akuza duke akuzuar për vepër penale në bazë të një ligji, që kur është kryer vepra penale nuk ekzistonte”, tha avokati Tonin Prendi.
Përveç ndëritmit të paligjshëm, Frroku gjykohet edhe për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë, si dhe akuzën e fshehjes së të ardhurave.
Top Channel