Edhe në qytetin e Durrësit ka nisur mbledhja e firmave të qytetarëve pro reformës në drejtësi nga dy organizata të shoqërisë civile.
Edhe pse çadrat për mbledhjen e firmave hapen në orare të kufizuara, qytetarët kanë shfaqur interes dhe mbështetje për një sistem gjyqësor të pakorruptuar e të pavarur.
Që nga e shtuna qytetarët vijojnë të firmosin peticionin për ligjin e Vettingut dhe reformën në drejtësi. Ndërkohë që në mbështetje të tyre peticionin e kanë firmosur edhe gratë socialiste.
“Nuk ka çadër, nuk ka protestë që të pengojë këtë kërkesë të qytetarëve për të jetuar të barabartë në një vend ku ka drejtësi dhe jo korrupsion”, u shpreh Olta Xhaçka.
Peticioni i shoqërisë civile me firmat e qytetarëve vjen si një kërkesë ndaj përfaqësuesve të tyre në parlament, për të mos penguar reformën dhe për të votuar ngritjen e institucioneve të Vettingut, brenda afatit të përcaktuar nga ligji.
Top Channel