Gjermeni inspekton dy projekte në Rrëshen

28/02/2017 00:00

Ministrja e e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni inspektoi në zonë e Mirditës punimet për realizimin e dy projekteve të financuara nga Fondi i Zhvillimit Rural.

“Në dy vite Bashkia e Mirditës ka përfituar 401 mln lekë nga programi i Rilindjes Urbane për 3 projekte. Pak ditë më parë u miratua edhe projekti për zgjatimin e unazës”, tha ministrja.

Gjermeni premtoi se gjatë këtij viti, Mirdita do të jetë njëra prej 7 bashkive ku Qeveria do të marrë përsipër financimin e hartimit të planit vendor.

“Për vitin 2017 kemi planifikuar 129.8 mln lekë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore në bashkitë  Mirditë, Pukë, Gramsh, Belsh, Përmet, Këlcyrë dhe Kolonjë, të cilat do t’i bashkëngjiten 26 bashkive që u mbështetën nga Qeveria gjatë vitit që kaloi”, tha ajo. 

Top Channel