Çadrat për vettingun, mijëra firma në Vlorë e Korçë

27/02/2017 00:00

Më shumë se 1.500 qytetarë vlonjatë i janë bashkuar nismës së ndërmarrë nga shoqëria civile për zbatimin e rëformës në drejtësi.

Ditën e sotme në qytetin e Vlorës janë vendosur dy çadra, një në zonën e Skelës dhe një përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”.

Të shumtë kanë qenë qyteraët të cilët janë drejtuar atje për të firmosur peticionin, në mënyrë që vettingu të fillojë të zbatohet sa më shpejt.

Sipas qytetarëve vlonjatë, sistemi i korruptuar i drejtësisë duhet të marë fund njeherë e përgjithmonë. Çadrat do të qëndrojnë të hapura deri në përmbushjen e misionit të tyre.

Korçë, 1 mijë qytetarë firmosin për vettingun

Përfaqësues të shoqërisë civile në Korçë kanë nisur mbledhjen e firmave duke patur si synim shprehjen e vullnetit të qytetarëve për miratimin e vettingut.

Rreth 1.000 qytetarë kanë hedhur firmat e tyre, duke u shprehur se reforma në drejtësi duhet të gjejë sa më parë zbatim.

Tenda e ngritur nga shoqëria civile do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë, në qendër të qytetit të Korçës.

Top Channel