Nisma “Shqipëria pa armë” edhe në Sarandë

26/02/2017 00:00

Një grup nxënësish dhe studentësh në qytetin e Sarandës janë bërë pjesë e nismës “Shqipëria pa armë”. Së bashku me punonjësit e policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit Sarandë kanë trokitur në çdo derë në fshatin Vrinë, duke i bërë thirrje banorëve të dorëzojnë armët.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka ftuar të gjithë banorët që disponojnë armë zjarri pa leje t’i dorëzojnë, për të garantuar në këtë mënyrë një Shqipëri më të sigurt.

“I kemi ftuar të gjithë banorët e fshatit që të bëhen pjesë e kësaj nisme dhe të kontribuojnë secili prej tyre për të dorëzuar, nëse disponojnë një armë zjarri pa leje, dhe për t’ju bashkuar këtij rrugëtimi tonë drejt një Shqipërie më të sigurt”, theksoi Çela.

Disa nga banorët që i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme deklaruan se ndiheshin të rrezikuar nga mbajtja pa leje e armëve, pasi fëmijët mund të luanin me to, ose edhe mund t’i përdornin gjatë zënkave të moshës.

Top Channel