Kryqi i Kuq, ndihma për familjet e dëmtuara në Elbasan

24/02/2017 00:00

Kryqi i Kuq shqiptar, në bashkëpunim me autoritetet vendore të Elbasanit ka shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga zjarri dy ditë më parë.

Përfaqësuesit e organizatës humanitare i bënë thirrje gjithëkujt që ka mundësinë të ndihmojë të prekurit nga kjo fatkeqësi të kontribuojë.

Në cilësinë e drejtuesit të Shtabit të Energjencave Civile, prefekti Arben Kamami tha se po punohet me intensitet që dëmshpërblimi për këto familje të mos vonojë.

Edhe deputetja Evis Kushi u gjend pranë banorëve për të parë nga afër gjendjen në të cilën ata ndodhen.

Nga ana e saj, Bashkia e Elbasanit miratoi bonusin e qirasë për strehimin e këtyre familjeve, siç parashikohet në ligj.

Top Channel