Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira pune në institucionet publike Shumë banorë në qytetin bregdetar të Durrësit ankohen për ndotje të ujit të pijshëm, që po vë në rrezik shëndetin e tyre dhe po rrit ndjeshëm kostot mujore të familjeve durrsake. Shkak i ndotjes është amortizimi i rrjetit të ujësjellësit, në të cilin nuk investohet prej disa dekadash.
Në rrugën “Vasil Kuqi” të lagjes 12 në Durrës, banorët ankohen se uji i pijshëm është përzjerë me ujërat e zeza.
“Kam 1 muaj që kam çuar kërkesën tek ujësjellësi me firmat e banorëve. Ngelëm duke blerë ujë”, shprehet një nga banoret e kësaj zone.
Ata ankohen jo vetëm për pamundësinë financiare për të përballuar blerjen e ujit për të pirë, gatuar apo dhe për t’u larë, por edhe për probleme shëndetësore, që u janë shfaqur nga përdorimi i ujit që rrjedh në rubineta.
“Kam qenë edhe në spital, kam marrë infeksion vetëm nga uji i pistë2, shprehet një banore, ndërsa një tjetër shton se “Nuk mund të lahem, më mbushet trupi me puçrra”.
“Po i shohim me imtësi të gjitha kërkesat. Kemi bërë disa ndërhyrje në lagjen 12. Hapi i parë pas marrjes së analizave, do kalojmë në manovrimet e linjës”, shprehet Inxhinieri i Ujësjellës-kanalizimeve Durrës, Gerald Dautaj.
Ndotje të ujit të pijshëm që në rrjet janë konstatuar edhe në lagje të tjera të qytetit, si dhe në zonën e plazhit ku po punohet për zgjidhjen e situatës dhe kthimin në normalitet të furnizimit, ndërsa Ujësjellësi kërkon më shumë vëmendje nga qytetarët për të raportuar në kohë ndotjet dhe pastruar tubacionet e depot e ujit.
Top Channel