Rama: Kërkesat e opozitës, qiqra në hell!
23/02/2017 00:00
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si absurd kushtin e Partisë Demokratike për miratimin e ligjit të Vettingut.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të krijojë një qeveri teknike.
“Qeveri teknike pastaj rishikim të 7 ligjeve, pastaj vettingun?! Kësaj i thonë duam qiqra në hell, pastaj flasim për ç’do Shqipëria: vettingun”, ka deklaruar Rama.
Top Channel